
Ka folur për herë të parë sot në “Shqipëria Live” Bledar Hasa, shqiptari në New York i cili denoncoi zv.ministrin e shkarkuar të Ministrisë së Brendshme, Andi Mahila.
“Aty mund të ketë fëmije të sëmurë më astmë. Ai e di shumë mirë që ky është ligj. Kur futesh në një ambient që është ndaluar me ligj, domethënë që ti abuzon se je dikushi.
Foton e dërgova në dy vende, në kryeministri dhe ministri të brendshme. Se kush e ka marrë vendimin, nuk e di. Dje e mora vesh që do merret masë. Dje më tha një shok në New York. Nuk e dija fare.
Si shoqëri kemi një mentalitet që duhet ndryshuar. Kur ke një ligj dhe je funksionar shteti, nuk mundet, është absurde. Është njeri i nderuar në fushën e tij, por kur hyn atje je koshient që është diçka e ndaluar. Me vjen keq që akuzohet dhe ministrja e Brendshme është e sajuar, jo nuk është e sajuar.
Ministrja më njoftoi dje që shqetësimi juaj u çua deri në fund. Nuk është kënaqësi të shohësh njerëz të pushohen nga puna, por më jep një ndjesi të mirë se shoqëria jonë në këtë lloj drejtimi duhet të shkojë”-u shpreh Bledar Hasa.
Top Channel