
Një moment i sikletshëm ndodhi pak para fjalimit të presidentit, Donald Trump, në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kur një defekt teknik ndaloi papritur shkallët lëvizëse në hyrje të ndërtesës.
Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, sapo kishin mbërritur dhe po përgatiteshin të ngjiteshin, kur shkallët elektrike u ndalën pa paralajmërim. Çifti u detyrua të vazhdonte ngjitjen në këmbë, ndërsa stafi i sigurisë dhe pjesëmarrësit u përpoqën të menaxhonin situatën
Ngjarja ndodhi në një kohë kur shërbimet sekrete amerikane dhe FBI-ja kishin qenë në gatishmëri të lartë, pas disa sulmeve kibernetike që, sipas raportimeve, kishin vënë në rrezik sistemet e telekomunikacionit dhe internetit të Asamblesë.
NOW – Escalator at UN headquarters immediately stops as Trump and Melania step on it shortly after arriving. pic.twitter.com/8nlUkDoQxm
— Disclose.tv (@disclosetv) September 23, 2025
Ndërhyrja e shpejtë e ekipeve teknike shmangu kolapsin e sistemit informatik, por incidenti me shkallët mbeti një detaj i pazakontë në një ditë me tension të lartë sigurie. Udhëheqësi amerikan buzëqeshi dhe tregoi me gisht nga mekanizmi i bllokuar ndërsa gazetarët i bënin pyetje. Ai nuk iu përgjigj asnjërës prej pyetjeve, përfshirë ato në lidhje me bisedën e tij me Volodymyr Zelenskyn.
Top Channel