
Një 13-vjeçar nga Afganistani ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe tepër të rrezikshëm, duke u fshehur në ndarjen e rrotave të pasme të një avioni i cili u nis nga Kabuli drejt Delhit.
Mediat indiane raportuan se e gjetën djalin duke u endur në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Delhit, pasi avioni i Kam Air, u ul të dielën në mëngjes.
Adoleshenti, nga qyteti Kunduz në veri të Afganistanit, u ndalua dhe u mor në pyetje për disa orë nga forcat e sigurisë, përpara se të kthehej në Kabul me të njëjtin avion. Ai u tha autoriteteve se kishte hyrë fshehurazi në avion “nga kurioziteti”.
Sipas raportimeve, djali kishte hyrë në aeroportin e Kabulit duke ndjekur një grup pasagjerësh dhe me pasë kishte te rrotat e pasme të avionit.
Gazeta Indian Express raportojnë se djali mendonte se po udhëtonte drejt Iranit, jo Indisë.
Raste të tilla të personave që udhëtojnë si “stowaways” janë të rralla dhe shpesh fatale. Ekspertët paralajmërojnë se shumë prej tyre humbin jetën nga hipotermia apo bien gjatë zbritjes, kur hapet ndarja e rrotave.
Top Channel