Vranë 6 izraelitë në një stacion autobusi në Jeruzalem, ushtria izraelite lajmëron se do shkatërrojë shtëpitë e autorëve

22/09/2025 17:57

Ushtria izraelite tha të hënën se do të shembë shtëpitë e 2 personave të armatosur palestinezë që qëlluan dhe vranë 6 persona në një stacion autobusi në Jerusalem në fillim të shtatorit.

Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në qytet në vitet e fundit dhe ndodhi në sfondin e gati dy viteve lufte në Rripin e Gazës.

Autorët e sulmit në Jerusalem u vranë në vend nga zjarri i forcave  izraelite.

Shkatërrimi i shtëpive është një taktikë e zakonshme për Izraelin, i cili argumenton se janë një pengesë për sulmet e ardhshme.

Palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se ato janë një formë ndëshkimi kolektiv e ndaluar nga ligji ndërkombëtar.

Në shtator, Izraeli urdhëroi prishjen e të gjitha shtëpive të ndërtuara pa leje në Qatana dhe Qubaiba, qytetet e lindjes së autorëve të krimit dhe tha se 750 banorë të qytetit do të humbisnin lejet e tyre të punës.

Top Channel