Të frikësuar nga një luftë e mundshme agresive në Europë, Gjermania bën gati planin: Do trajtohen një mijë ushtarë të plagosur në ditë

22/09/2025 16:24

Forcat e armatosura të Gjermanisë po hartojnë plane për të trajtuar deri në 1,000 ushtarë të plagosur në ditë, duke u përgatitur për ndonjë rast konflikti të madh midis NATO-s dhe Rusisë , mes shqetësimeve në rritje për një përshkallëzim të mundshëm. 

Plani i emergjencës është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga ushtritë evropiane për t’u përgatitur për një konfrontim të madh me Moskën, ndërkohë që NATO po paralajmëron se Rusia mund të jetë gati të nisë një sulm deri në vitin 2029 .

Pavarësisht premtimeve të Kremlin-it se nuk po përgatitet për luftë me Aleancën Atlantike, shkeljet e fundit të hapësirës ajrore të saj (në Poloni dhe Estoni) nga avionët dhe dronët rusë kanë rritur frikën e përshkallëzimit.

Kryemjeku i forcave të armatosura gjermane, Ralph Hoffman, tha se numri i të plagosurve do të varet nga intensiteti i luftimeve dhe njësitë e përfshira. “Realisht, po flasim për një numër prej rreth 1,000 ushtarësh të plagosur në ditë “, tha ai.

Gjermania, siç theksoi Hoffman, po i jep shumë vëmendje trajnimin mjekësor për të plagosurit, duke nxjerrë mësime nga lufta në Ukrainë.

“Natyra e luftës ka ndryshuar në mënyrë dramatike në Ukrainë “, theksoi ai, duke vënë në dukje se lëndimet tani vijnë më pak nga të shtënat me armë zjarri dhe më shumë nga shpërthimet dhe djegiet e shkaktuara nga dronët dhe municionet e humbura.

Siç u bë e ditur gjatë verës, Gjermania po ashtu po planifikon të zgjerojë numrin e strehimoreve të saj rezistente ndaj bombave , nga frika e një sulmi nga Rusia në 4 vitet e ardhshme.

Këto plane u njoftuan nga kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Fatkeqësive , Ralf Tischler, i cili deklaroi se ekonomia më e madhe e Evropës duhet të kuptojë realitetin në të cilin jeton dhe se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për një luftë të mundshme.

“Për një kohë të gjatë, në Gjermani mbizotëronte bindja se lufta nuk ishte një skenar për të cilin duhej të përgatiteshim. Kjo ka ndryshuar. Ne jemi të shqetësuar për rrezikun e një lufte të madhe agresive në Evropë“, kishte deklaruar Tischler.

Top Channel