PD mbështeti Besim Ndregjonin për Avokat të Popullit, Adriana Kalaja shpall kandidaturën: I kam paraqitur Berishës dorëheqjen nga funksionet e partisë						
								
			Dorian Teliti ka kërkuar mbledhjen sot ‘urgjente’ të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra si kryetari i Bashkisë Tiranë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se “Çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale”
Teliti e mbyll reagimin e tij duke thënë se “shkarkimi i Veliaj duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjore”.
“Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet URGJENTISHT SOT për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin (duke filluar nga e dëgjesa e tij në mbledhjen e Këshillit).
Çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale.
Shkarkimi i Veliaj duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjore”, shprehet Teliti përmes postimit në Facebook.
Top Channel