
Izraeli nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Rripin e Gazës, për shkak të Vitit të Ri Hebraik, njoftoi ambasadori izraelit në OKB, duke shprehuir keqardhje që takimi do të mbahet pa vendin e tij.
“Dua t’ju informoj se delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në këtë takim, i cili përkon me Rosh Hashanah, Vitin e Ri Hebraik”, tha Danny Danon në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit.
Pavarësisht kërkesës së Izraelit për të shtyrë diskutimin e kërkuar nga Algjeria, Gujana, Pakistani, Sierra Leone dhe Somalia, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, axhenda mbeti e pandryshuar.
“Është për të ardhur keq që Këshilli po mblidhet pa Izraelin”, shtoi diplomati izraelit në një videomesazh.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të premten.
Top Channel