
Evi Reçi ka qenë pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, pas një mungese 2 vjeçare në ekran.
Një përballje mes “kolegesh dhe rivalesh”, siç e cilësoi vetë Bieta me humor në hyrje të intervistës.
E pyetur nga ajo rreth mëmësisë dhe marrëdhënies në distancë me partnerin e saj, Kledin, Evi u shpreh: “jam e fortë por mbrëmjet pa Kledin janë të vështira”.
Më tej ajo shtoi se të qenurit prind, e ka bërë të shohë me më shumë prioritet se cila është forma e duhur për të rritur një djalë sot.
Përgjatë emisionit, Reçi u surprizua dhe me një videomesazh nga bashkëshorti i saj, Kledi. “Për mua je nëna dhe gruaja ideale”, u shpreh ai nga Austria duke treguar dashurinë e pakushtëzuar që distanca s’ka mundur ta prekë asnjë moment.
Top Channel