
Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson, është përjashtuar nga një organizatë bamirëse për fëmijë, pas një e-maili në të cilin ajo e quajti abuzuesin seksual Jeffrey Epstein “mikun e saj të palëkundur”.
Julia’s House, një organizatë bamirëse për kujdesin ndaj fëmijëve, e ka përjashtuar Sarah Ferguson nga roli i saj si mbështetëse, pas bërjes publike të një emaili të dërguar në vitin 2011.
“Pas informacionit të ndarë këtë fundjavë mbi marrëdhënien e Dukeshës së Jorkut me Jeffrey Epstein, Julia’s House ka marrë vendimin se do të ishte e papërshtatshme që ajo të vazhdonte të ishte mbështetëse e organizatës bamirëse,” tha një zëdhënës i Julia’s House.
Sipas deklaratës, ata e kishin njoftuar tashmë Dukeshën për vendimin, i cili vjen pas publikimit të një emaili drejtuar Epsteinit në vitin 2011, që duket se është dërguar pasi ajo kishte ndërprerë publikisht kontaktin me të.
Emaili dukej se kërkonte ndjesë në mënyrë private për refuzimin e saj publik ndaj Epstein, duke thënë: “Ti gjithmonë ke qenë një mik i palëkundur, bujar dhe suprem për mua dhe familjen time.”
Ndërkohë, një zëdhënës i Dukeshës ish-bashkëshortja e Princit Andrew, Dukës së Jorkut – tha se emaili ishte dërguar për të kundërshtuar një kërcënim të Epstein për ta paditur atë për shpifje.
Top Channel