
Një kthesë e papritur është shënuar në rastin e grabitjes së përgjakshme të 25-vjeçares ukrainase, që ndodhi të premten e kaluar në Halkidiki.
Fillimisht një i arratisur nga burgu i Kasandrës me origjinë shqiptare u konsiderua si i dyshuari kryesor, analiza e gjurmëve të gishtërinjve zbuloi se ai nuk ishte i përfshirë në këtë rast, ndaj hetimi për të identifikuar dhe arrestuar autorin po nis nga e para.
Sipas informacioneve, gjithçka ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites të së premtes, kur autori hyri me forcë në banesën ku po qëndronte e 25-vjeçares dhe pasi e goditi me thikë, i mori telefonin dhe 2.000 euro.
Menjëherë pas kësaj, autori u largua, ndërsa viktima, me origjinë nga Ukraina, u transportua me ambulancë në spital.
Top Channel