
Aktori dhe regjisori i njohur, Enver Petrovci, është ndarë nga jeta sot në moshën 71-vjeçare.
Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të paharrueshme në teatër, film dhe televizion, duke shfaqur një talent të rrallë për interpretim dhe një prezencë të fuqishme artistike.
Gjatë karrierës së tij, ai u shqua si në dramën klasike, ashtu edhe në rolet moderne, duke fituar respektin dhe admirimin e kolegëve, kritikëve dhe publikut.
Petrovci studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
Ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.
Pas mbarimit të luftës në ish Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.
Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, shqiptare dhe ndërkombëtare.
Petrovci ishte njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Univerisitetin e Prishtinës.
Top Channel