Theu arrestin shtëpiak, arrestohet Valter Bami. Po lëvizte me një vajzë në makinë, u pikas nga policia rrugore

21/09/2025 19:08
Valter Bami

Policia ka arrestuar Valter Bamin, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se i po shoqërohej nga një vajzë në momentin që u pikasën nga policia rrugore.

Valter Bami së bashku me shoqëruesen, e cila po drejtonte makinën, u ndaluan tek rrethrrotullimi i luleve në Elbasan.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se personi që ndodhej në makinë ishte Valter Bami, i cili është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pas kësaj ai u shoqërua në Policinë e Elbasanit për të vijuar me procedurat e tjera.

Valter Bami mbetet një nga personat e dyshuar për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino.

Top Channel