
Në Pazarin e Vjetër të Korçës, serenatat korçare kanë rikthyer emocionet e një tradite të veçantë muzikore.
Artistët vendas dhe të ftuar, të shoqëruar nga Orkestra e Forcave të Armatosura, sollën për publikun një mbrëmje magjie me tingujt e serenatave të rikompozuara.
“Serenights”, në edicionin e tij të dytë, solli një udhëtim mes nostalgjisë dhe risisë, ku tingujt e kitarave dhe zërat e artistëve dëshmojnë se serenata mbetet një nga simbolet më të forta identitare të Korçës. Për kompozitorin Josif Minga, sjellja e serenatës në një formë të rikompozuar e bën atë më të aksesueshme dhe të afërt me publikun, duke ruajtur njëkohësisht elementët autentikë të traditës muzikore.
Publiku ka shijuar atmosferën festive në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku serenata është interpretuar në një formë të re, duke bashkuar traditën me risinë muzikore duke sjellë edhe emocione të veçanta për artistët
Atmosfera e mbrëmjes mbeti një përvojë e paharrueshme për të gjithë ata që e përjetuan, duke dëshmuar se tradita dhe risia mund të bashkëjetojnë harmonikisht.
Nga kitarat e ruajtura brez pas brezi dhe interpretimi tradicional në rrugicat e kalldrëmta e deri te prezantimi i serenatave në një formë të rikompozuar ky edicion i cili ka zgjatur tre mbrëmje radhazi, solli në qendër të vëmendjes një nga elementët më identifikues të qytetit të Korçës.
Top Channel