
Në fshatin e vreshtave Bukmirë të Mirditës, këtë vit prodhimi i rrushit është i bollshëm dhe mjaft cilësor.
Por për vreshtarët, problem mbetet sigurimi i tregut. Ai nuk është i qëndrueshëm dhe shpesh prodhimi mbetet stok, duke u prishur, ndërsa fermerët ankohen për mungesë mbështetjeje nga institucionet shtetërore.
Nga ana tjetër, grumbulluesit thonë se këtë vit ka mbiprodhim, ndërsa kantinat nuk kanë kapacitet për të marrë të gjithë sasinë.
Si zgjidhje shihet rritja e konsumit të produktit vendas, sidomos përmes prodhimit të verës, duke ndihmuar kështu fermerët që fshati të mos braktiset.
Bukmira, e ndodhur rreth 12 km larg Rrëshenit, njihet ndër vite për kultivimin e rrushit. Në këtë fshat janë rreth 80 hektarë të mbjella me vreshta, ndërsa prodhimi i këtij viti ka kaluar mbi 3 mijë kuintalë.
Top Channel