
New York Times ka përfshirë filmin Pikë Uji të regjisorit Robert Budina në listën e “5 filmave ndërkombëtar që duhen parë”, duke i dhënë kinematografisë shqiptare hapësirë që rrallë ka pasur në median prestigjioze amerikane.
Filmin shqiptar rekomandohet nga kritikja Devika Girish bashkë me katër filma të tjerë ndërkombëtarë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e kinematografisë botërore.
New York Times përshkruan filmin si një vepër që tregon “atmosferën e zymtë të korrupsionit” duke ndjekur historinë e Aida-s në aktrimin e Gresa Pallaska dhe bashkëshortit të saj Ilir aktorit, Arben Bajraktaraj të cilët “jetojnë në një pallat të lartë mbi qytetin e Pogradecit në Shqipëri, me dritare të mëdha xhami që ofrojnë një pamje mahnitëse të Liqenit të Ohrit.”
Kritikja e New York Times vlerëson veprën e regjisorit Robert Budina, duke thënë se “ai i mbështjell personazhet në një atmosferë të zymtë me ngjyra blu dhe gri dhe perspektiva të shtrembëruara, duke theksuar kalbëzimin e thellë që shtrihet nën sipërfaqen e jetëve të të pasurve dhe të fuqishmëve.”
Siç ka thënë vetë regjisori Robert Budina: “Ne donim të kishim një lloj anatomie të shoqërisë sonë, por edhe të marrëdhënies që keni me familjen, karrierën, shoqërinë dhe politikën.”
Filmi trajton tema universale por me një këndvështrim specifik shqiptar, duke eksploruar “sistemin toksik të dhunës mizogjine dhe lojës së pushtetit” në kontekstin e një shoqërie post-komuniste.
New York Times rekomandon shikimin e filmit në platformën Film Movement Plus, duke e bërë të aksesueshëm për audiencën amerikane dhe ndërkombëtare.
Suksesi i New York Times vjen pas një sërë vlerësimesh pozitive nga publikimet më të respektuara të industrisë së filmit si Variety që e quan “Një Dramë Kaptivuese apo Rotten Tomatoes e cilëson si “Performanca e Përsosur”.
Top Channel