
Një ngjarje tragjike ndodhi në një klub nate në New Hampshire, kur një person qëlloi me armë gjatë një dasme, duke lënë të paktën një të vdekur dhe dy të plagosur.
Autori, 23-vjeçari Hunter Nadeau, u arrestua nga policia pas ngjarjes dhe thuhet se gjatë sulmit ka bërtitur: “Liri Palestinës”.
Fillimisht, besohej se dy persona mund të kishin hapur zjarr, por më vonë autoritetet sqaruan se Nadeau kishte vepruar i vetëm.
Sipas një dëshmitari okular të cituar nga mediat amerikane, i cili ishte i pranishëm gjatë dasmës, nipi i tij ishte gati të martohej kur sulmuesi nisi të qëllonte dhe bërtiste fraza si “fëmijët janë të sigurt”, një koment që mund të ketë qenë një përpjekje për të synuar një person të caktuar të pranishëm.
Viktima e këtij sulmi ishte 59-vjeçari Robert Steven DeCesare, i cili humbi jetën në vendngjarje. Dy persona të tjerë u plagosën dhe ndodhen në spital për trajtim.
Policia e New Hampshire ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë rreth motivit të sulmit dhe lidhjeve të mundshme të Nadeau me grupet ose ngjarjet që mund të kenë nxitur këtë akt të dhunshëm.
Top Channel