Barcelona nuk i ndahet Realit, katalanasit kalojnë pa probleme “pengesën” Getafe dhe përgatiten për… Topin e Artë

21/09/2025 22:55

Barcelona ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mundur me rezultatin 3-0 Getafen në javën e pestë të La Ligës.

Sfida e luajtur në “Estadi Johan Cruyff” nisi në mënyrën më të mirë për të besuarit e Hansi Flick, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 15’ me anë të Ferran Torres, i cili pas 19 minutash shënoi dhe të dytin.

Në minutën e 62’ ishte Dani Olmo i cili vulosi takimin dhe siguroi tri pikët për katalanasit.

Kështu Barcelona shkon në kuotën e 13 pikëve, dy më pak se Reali kryesues, ndërsa vëmendja e ekipit katalanas do të jetë në Paris të hënën, te ceremonia e “Topit të Artë”.

REZULTATI:

BARCELONA 3-0 GETAFE

Ferran Torres 15’, 34’, Dani Olmo 62’

Top Channel