
Java politike do të nisë me tentativën e radhës të kryeparlamentarit për të gjetur gjuhën e përbashkët mes demokratëve dhe socialistëve.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga ka mësuar së të hënën në ora 11:00, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ku kërkon që opozita të miratojë listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe emrat zëvendësues.
Partia Demokratike ka përzgjedhur katër emrat që do të drejtojnë komisionet e tyre dhe 7 nënkryetarët në komisionet e drejtuar nga PS-ja, por refuzon ti depozitojë zyrtarisht ne Kuvendit pasi kundërshton ndryshimin e njëanshëm të Rregullores së Parlamentit. Demokratët bojkotuan votimin e strukturës se re të Kuvendit duke paralajmëruar beteje ne Gjykatë Kushtetuese.
Top Channel