Kërcënoi drejtorin e spitalit të Durrësit që t’i merrte mbesën në punë, nis hetimi për vëllanë e “të fortit të Sukthit”
20/09/2025 14:48
Një 41-vjeçar ka kërcënuar drejtorin e spitalit të Durrësit, Renis Mullaj.
Sipas policisë, dyshohet se Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, i njohur si “i forti i Sukthit”, kanosi drejtorin me qëllim që ky i fundit të punësonte mbesën e tij.
Ndaj Muçës, rëndon vepra penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ndërkohë që vijon hetimi për ngjarjen.
Top Channel