
Besfort Lamallari, foli për herë të parë sot si ministër i ri i Drejtësisë.
Në krah të kryeministrit Rama, Lamallari tha se digjitalizimi i sistemit të çështjeve gjyqësore është një ndër prioritetet e tij, në mënyrë që ky sistem të jetë sa më efikas.
Ministri i sapoemëruar ndër të tjera se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe infrastrukturës gjyqësore si dhe masterplanit të burgjeve për të përmirësuar kushtet për të paraburgosurit dhe të dënuarit.
Së fundmi Lamallari tha se shmangja e mbivendosjes dhe pastrimi i legjislacionin me anë të AI do të jetë prioritet në çdo kohë.
“Do ndjek të njëjtën praktikë me stafin tim qofshin ata drejtues apo punonjës. Është obligim për mua që ta mbaj me nder këtë vlerësim deri në ditën time të fundit këtu. Duhet ekip për të arritur te suksesi dhe këtu kemi staf shumë të mirë dhe të përkushtuar, që e kam dëshmuar vetë kur koordinonim punën para Komisionit Europian për kapituj 23 dhe 24.
Kërkoj të njëjtin përkushtim për miratimi i paketës ligjore që lidhet me standartet e reformës në drejtësi, përmbyllja me sukses e punës për kodin penal dhe civil. Një tjetër sektor që do jetë prioritet është digjitalizimi i sistemit të çështjeve gjyqësorë që të kemi një sistem sa më efikas.
Vijojmë punën për përmirësimin e infrasktrukturës gjyqësore, gjithashtu kemi të rëndësishme zbatimin e masterplanit të burgjeve për të përmirsuar kushtet e të paraburgosurve dhe të dënuarve, si dhe hapjen e qendrave të rehabilitimit për të mitur.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja ne do ta konsiderojmë prioritet të përditshëm projektin e qeverisë shqiptare, krahasimin e kuadrit ligjor vendas duke shmangur mbivendosjet dhe duke pastruar cilësinë e legjislacionit përmes AI, proces që do ndiqet në çdo kohë. Besoj se bashkëpunimi dhe angazhimi do bëjë që suksesi të jetë i përbashkët”, u shpreh ministri i ri i Drejtësisë.
Top Channel