Aksident tragjik në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, vdesin babë e bir
20/09/2025 18:50
Aksident tragjik në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, me pasojë dy viktima, babë e bir.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, ku automjeti me drejtues Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit dhe babai i tij, shtetasi Nikoll Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel