
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarak rusë.
Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar, duke theksuar se NATO mbetet e bashkuar.
“Thellësisht të shqetësuar nga shkelja e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë, Estoninë. @Tsahkna #NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”, shkruan Spiropali.
Deeply concerned by the violation of Estonian airspace by three Russian Mig-31 fighter jets this morning.
We🇦🇱 stand in full solidarity with our Ally, Estonia @Tsahkna #NATO remains united against Russia’s provocations.— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) September 19, 2025
Top Channel