Shega e mrekullive, historia e emigrantit nga Luzi i Vogël që tregton produktin bio në Europë

19/09/2025 16:04

Kjo është historia e një djali të vogël i cili në moshën 13 vjeçare emigroi në Itali, pas 20 vitesh ai rikthehet në Shqipëri pranë vendlindjes në Luz të Vogël për të kultivuar 18 Ha  me shegë izraelitë

“Unë jetoj në Itali që nga viti 2005, atje njoha disa miq të mi nga Izraeli dhe më sugjeruan bujsësinë sepse sipas tyre ky sektor nuk të lë kurrë në baltë ekonomikisht. Kam 19 mijë rrënjë bimë, të cilat në një vit më prodhojnë  18 ton shegë që shkon e gjitha për eksport”, u shpreh Fermeri.

E veçanta e kësaj parcele gjigande është se këtu shegët nuk spërkaten me asnjë preparat bujqësor, Festimi thotë se pemët janë rritur dhe plehëruar vetëm me lëndë organike, kjo zgjedhje ka bërë që shega e Luzit të Vogël të shkoj drejt shteteve më të mëdha të Europës.

“Për të rritur këtë shegë kam hedhur 600 kamionë me pleh kur mblidhje plehun e lopës nëpër fshat më quanin të çmëndur, ja ky është rezultati, dhe sot eksportoj në Zvicër, Gjermani, Itali”, tha ai.

Parcela më e veçantë me shegë në Shqipërisë  është kjo ku ndodhem unë tani sepse këtu rritet lloji i shegës viola që ndryshe njihet me emrin shega e zezë,  ky varietet është i  njohur për vetitë e saj curative madje  thuhet se shega e zezë zhvillon trurin e fëmijës që në barkun e nënës.

“Kjo është shegë e veçantë dje njerëzor janë kurioz t’i shohin ngjyrën dhe  të ndjenë shijen, e dua këtë shegë”, tha Çektahiri.

Një rrënjë shege izrealite prodhon afërsisht 40 kg, kështu të paktën ishte një vit më parë pasi kësaj here kushtet klimaterike e kanë vendosur para një sfide atë të sasisë së prodhimit, por asnjë sfidë apo incident nuk do ta ndalojë ëndrrën e Festimit që një ditë të jetojë përgjithmonë me familjen në Luz të Vogël pranë parcelës gjigante me shegë izrealite.

 

Top Channel