“Përballë një bote e realiteti sfidues”/ Libri i Aladin Stafës, një thirrje për angazhim kritik nga brezi i ri për botën që e rrethon

19/09/2025 20:47

“Përballë një bote e realiteti sfidues”, është një përmbledhje esesh dhe analizash e autorit Aladin Stafa, që thirrje për angazhim kritik nga brezi i ri për botën që e rrethon

I sapodiplomuar për Ekonomi Europiane në Vjenë, me këto shkrime, autori nis rrugëtimin e në letërsi.

Në vitet e fundit, ndjeva një thirrje të brendshme për të dalë nga rutina e jetës së përditshme dhe ku më mirë mund të gjeja se sa te shkrima. Shqipërinë tonë e shoh me shumë mall nga jashtë, herë pas here më mungon ky ambienti këtu, me gjithçka që ndodh në vendin tonë, me të rinjtë këtu dhe mendova të shkruaja”, -shprehet Aladin Stafa, autor i veprës.

Libri u prezantua në Qendrën e Librin dhe Leximit, ku studiuesit vlerësuan penën e Stafës, që lundron në tema komplekse të botës moderne.

Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit – Ne promovojmë në këtë hapësira, libra që i përkasin gjinisë së letërsisë, tregimeve, poezisë dhe shumë pak kemi autorë që në një moshë shumë të shkruajnë libra që kanë të bëjnë me mendimin. Shoqëria ku jetojmë ka nevojë për ide dhe kur këto ide vijnë nga të rinjtë, marrin një vlerë të veçantë”-shprehet Alda Bardhyli. 

Aladin Stafa analizon një ngjarjet e vitit të fundit, kur shoqëria njerëzore u ndesh me vështirësi ekonomike, trazira politike, luftra dhe viktima.

Ishte shumë befasuese të lexoje ato shkrime. U befasova për iniciativën për të shkruar, analizuar e komentuar disa nga zhvillimet më të mprehta të kohës sonë. Është një libër shumë i veçantë, sepse bashkon edhe pjesën informative, edhe këndvështrimin e një gjenerate të re studiuesish, shkrimtarësh.”-shprehet studiuesi Ardian Civici.

Me humor të hollë, kurajë për të bërë pyetje zhbiruese, ai hyn në botën akademike pa drojë, si dikush që ka diçka për të thënë dhe që di si ta thotë”-thotë Blendi Lami, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare

Sfidat dhe mundësitë në një kontekst modern global.

Autori prek tema si censura, udhëheqja politike, migracioni, diaspora dhe futbolli. Mes çështjeve kritike, ndalet te emigracioni, ku analizon kompleksitetin e emigracionit në BE dhe integrimin e shqiptarëve ën vendet e BE, temë që nxiti interesin e të studentëve të pranishëm në prezantimin e librit.

Top Channel