Iu revokua viza nga SHBA, presidenti i Autoritetit Palestinez do të mbajë fjalim virtual në samitin e OKB-së në New York

19/09/2025 19:09

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi të martën për të lejuar presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas të flasë në takimin vjetor të liderëve botërorë që fillon javën e ardhshme përmes lidhjes video, pasi Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do t’i jepnin atij vizë për të udhëtuar në Nju Jork, ku ndodhet selia e OKB-së.

Rezoluta u miratua me 145 vota pro dhe pesë kundër, me gjashtë vende që abstenuan. Operacioni i Izraelit në Gaza vazhdon, teksa ushtria rrit urdhrat e evakuimit në pritje të shtimit të bombardimeve dhe luftimeve.

Sipas ushtrisë izraelite, rreth 480,000 palestinezë janë larguar nga qyteti që nga fundi i gushtit, duke u drejtuar drejt Rripit jugor të Gazës.

“Vlerësimi është rreth 480 mijë”, tha një zëdhënës ushtarak për AFP kur u pyet për numrin e njerëzve që kanë ikur nga qyteti që nga fundi i gushtit, kur OKB vlerësoi popullsinë atje në rreth një milion.

Vlerësimi i ushtrisë izraelite për numrin e njerëzve që kanë ikur për disa ditë është konsideruar i ekzagjeruar nga Hamasi dhe Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës, e cila vepron nën autoritetin e saj.

Top Channel