
19/09 15:35
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka përjashtuar 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën.
Gjatë konferencës për gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, zbuloi planin e opozitës.
Ai tha se opozita “do t’i përgjigjet ‘dhëmbë më dhëmbë’ kësaj përpjekje për të shtypur pluralizmin në Shqipëri”.
“Opozita e ka shumë të qartë se me këtë qeveri që ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale, ka vetëm luftë frontale me të gjitha format e saj në Parlament, jashtë parlamentit dhe do ti përgjigjemi ‘dhëmb më dhëmb’ kësaj përpjekjeje për të shtypur pluralizmin në Shqipëri”, u shpreh Berisha.
Top Channel