
Atletico Madrid përjetoi një fund dramatik në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it në Anfield, ku u mposht 3-2 pas një goli në minutën e 92-të nga Virgil van Dijk.
Por në qendër të vëmendjes përfundoi trajneri Diego Simeone, i cili u përjashtua pas një përplasjeje me një tifoz në tribunën pas pankinës.
Simeone u pa duke tentuar të përballej me një tifoz të Liverpool-it që festonte golin e vonë të fitores, ndërsa rojet e sigurisë ndërhynë për ta ndaluar. Pas një diskutimi me arbitrin e katërt, gjyqtari kryesor i tregoi atij kartonin e kuq.
Another angle of the Diego Simeone incident at Anfield last night…
Was that a spit from one of Simeone’s staff towards the fans 13 seconds in? pic.twitter.com/pxmq639QMj
— george (@StokeyyG2) September 18, 2025
Pas ndeshjes, trajneri argjentinas reagoi ashpër: “Gjatë gjithë lojës ka pasur fyerje dhe gjeste ndaj meje. Nuk justifikohet reagimi im, por pas 90 minutash të tilla nuk është e lehtë. Më thonë që gjithmonë duhet të kem kujdes dhe respekt, por ata mund të të fyejnë pa pushim. Shpresoj që Liverpool të marrë masa dhe personi përgjegjës të ndëshkohet.”
Me këtë rezultat, Atletico Madrid e sheh të vështirë rrugëtimin në Champions, ndërsa incidenti i Simeone-s pritet të diskutohet gjatë në Spanjë dhe Angli.
Top Channel