Video/ Lojtarët e Monakos përfundojnë me të brendshme në avion për shkak të një avarie

18/09/2025 14:03

Ekipi i Monacos pati një incident të papritur para ndeshjes kundër Bruges të Christos Tzolis për Ligën e Kampionëve.

Shkaku ishte një defekt serioz në kondicionerin e aeroplanit. Ndërsa lojtarët hipnin në aeroplan, temperatura në kabinë u rrit në mënyrë të rrezikshme, duke rezultuar që lojtarët të mbetën… me të brendshme, duke pritur që defekti të riparohej. Disa nuk hezituan ta kapnin momentin dhe të ngarkonin pamjet në rrjetet sociale.

Pas pak kohe, ekipi zbriti në pistë për të marrë pak ajër të pastër dhe më pas u kthye në terminal, duke bërë që fluturimi të shtyhej. Në fund, udhëtimi i tyre u shty deri të enjten në mëngjes, disa orë para ndeshjes.

Top Channel