
Vetëvrasja e një adoleshenti në Kaliforni pasi kishte përdorur ChatGPT-në, u bë shkak që OpenAI të sjelli një modalitet të ri i cili do të njoh automatikisht përdoruesit dhe do të përshtatë përgjigjet me moshën e tyre.
Udhëheqësi i kompanisë, Sam Altman ka deklaruar se qëllimi kryesor është parandalimi i përballjes së adoleshentëve me përmbajtje të papërshtatshme të tilla si tema mbi vetëvrasjen ose ato seksuale.
“Kjo është një teknologji e re dhe e fuqishme dhe në besojmë se të miturit kanë nevojë për mbrojtje kuptimplote. Ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë dhe duam të jemi transparent në lidhje me qëllimet tona”, është shprehur në një postim zyrtar udhëheqësi i OpenAI.
Ndërkohë të rriturit do të kenë një sistem verifikimi të moshës që do t’ju lejojë atyre të kenë akses në të gjitha veçoritë e chatbot-it. Gjithashtu ata do të jenë në gjendje të caktojnë intervale kohore për t’u përdorur nga fëmijët e tyre, një ndryshim që është ende në pritje për të ndodhur
Top Channel