Lirohet në sallën e gjykatës italiani Davide Pecorelli i cili u akuzua se kishte inskenuar vdekjen e tij.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Gjykata e Apelit në Tiranë e deklaroi të pafajshëm për veprën penale të mashtrimit.

Siç raporton Anila Hoxha Gjykata ndryshoi akuzën nga shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda  dhe e deklaroi fajtor për shkatërrim prone me zjarr. Për këtë akuzë Pecorreli u dënua me 8 muaj burgim. Ai u deklarua fajtor për veprën penalë dhunim varresh dhe dënimin me 8 muaj burgim.

Në bashkim dënimesh, e dënoi përfundimisht me 14 muaj burgim. Në zbatim të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, i ulet 1/3 dhe përfundimisht dënohet me 9.6 muaj burgim.

Gjykata deklaroi se “Duke pasur parasysh periudhën e paraburgimin në Itali dhe Shqipëri dënimi konsiderohet i vuajtur prandaj urdhërohet lirimi i menjëhershëm i tij.

Top Channel