Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë Gjigantë të teknologjisë amerikane kanë njoftuar investime prej miliarda dollarësh në infrastrukturën britanike të inteligjencës artificiale, dhe kjo, si pjesë e vizitës të Presidentit të SHBA Donald Trump në Britaninë e Madhe.
Ndalesa e kreut të Shtëpisë së Bardhë në Mbretërinë e Bashkuar u pasua nga njoftime të Microsoft dhe kompanive të tjera të rëndësishme të teknologjisë amerikane për investime masive.
Vetëm Microsoft-i do të investojë 30 miliardë dollarë në Angli gjatë katër viteve, tha kompania. Rreth gjysma do të ndahet për cloud computing dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale. Në planet e kolosit të teknologjisë është edhe ndërtimi i superkompjuterit më të madh të vendit. Microsoft punëson 6.000 vetë në Britaninë e Madhe. Kompania ka disa qendra të dhënash, laboratorë kërkimorë të IA-së dhe studio lojërash atje. Ky është premtimi më i madh i investimit në Britani i bërë nga kompanitë amerikane të teknologjisë në lidhje me vizitën shtetërore të Trumpit.
Presidenti amerikan mbërriti në Britaninë e Madhe të martën. Në vizitën e tij të dytë shtetërore, të dyja vendet synojnë të nënshkruajnë marrëveshje investimi dhe të rinovojnë “marrëdhënien e tyre të veçantë”, sipas raporteve nga Londra. Një tjetër marrëveshje e madhe sheh Nscale me seli në Londër, së bashku me kompaninë e IA-së OpenAI dhe prodhuesin amerikan të çipave Nvidia, të nisin një version në Britaninë e Madhe të iniciativës amerikane të infrastrukturës së IA “Stargate”.
Top Channel