Rrëfimi nga mbrëmja madhështore / Trump i “magjepsur” nga biseda me Kate Middleton, Melania në qendër të vëmendjes

18/09/2025 11:31

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe zonja e parë Melania Trump kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë banketit shtetëror të mbajtur mbrëmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Chris Ruddy, drejtues i Newsmax Media dhe mik i vjetër i Trump-it, i cili ishte i pranishëm në mbrëmje, tha për BBC Radio 4: “Presidenti dhe Melania ishin thjesht duke shkëlqyer, dhe kjo nuk ndodh shpesh – ata nuk impresionohen lehtë nga shumë gjëra.”

Sipas Ruddy-t, Trump kaloi një pjesë të madhe të darkës në bisedë të thellë me Princeshën e Uellsit, Kate Middleton ku nga gjuha e trupit shihej se ishte “i magjepsur” dhe “plotësisht i angazhuar” në diskutim.

Ai shtoi gjithashtu se presidenti amerikan ka zhvilluar ndër vite një raport pozitiv me Mbretin Charles, duke theksuar se Trump “e sheh markën britanike, atë të familjes mbretërore, si jashtëzakonisht të fuqishme”.

Top Channel