“Pse u acarua aq shumë opozita se foli një ministre virtuale”/ Dudushi analizon seancën e sotme plenare: Pse Kryeministri mërzitet aq shumë sa vendos të ndërpresë fjalën?!

18/09/2025 22:55

Gazetari Alban Dudushi komentoi seancën e sotme plenare, ku u miratua program qeverisës i socialistëve.

I ftuar në “Top Story”, Dudushi kritikoi veprimet e opozitës me zhurmën që krijoi në sallë, por edhe të kryeministrit Edi Rama, që ndërpreu prezantimin e programit.

Po të isha një person që nuk e njeh politikën shqiptare, nuk e njoh ambientin, por di shqip dhe e shoh për herë të parë parlamentin, do të habitesha. E para, përse opozita proteston se foli një ministre virtuale. Pse u acarua aq shumë opozita. Dhe e dyta, pse Kryeministri i vendit mërzitet aq shumë sa vendos të mos bëjë fare debat për programin, por të thotë, e di çfarë, varja e votojmë, le të ikin të gjithë në shtëpi, le të ikin edhe këta në shtëpi. Do të isha shumë i habitur sot për të dy krahët për atë që ndodhi sot në parlament. Por, ne të gjithë e dimë që ka një histori e gjitha kjo, nuk është një gjë që ndodhi papritur dhe po të mos ishte Diella aty, nuk do të bëhej zhurmë në parlament”, tha Dudushi.

Top Channel