Sulo tha se shkarkimi është në kundërshti me ligjin,  e po ashtu sipas tij, ajo që ndodhi sot në Kuvend është një tjetër paligjshmëri.

Klosi tha se programi u pengua nga opozita, ndërsa për shkarkimin e Veliajt tha se Tirana ka nevojë për drejtim.

Pjesë e diskutimeve në Top Story

Arion Sulo: ‘T’i po dënohesh kot, por ne s’kemi ça të bëjmë se nuk e mbajmë dot qytetin pa kryetar bashkia se është shumë e zhvilluar Tirana, Këtu jemi në paligjshmëri të tmerrshme. Tjetra, neni 97 i Kushtetutës, që thotë, kryeministri i emëruar, sipas nenit 96, 104, ose 105 i paraqet për miratim Kuvendit brenda 10 ditëve programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. E ke shkelur, dhe jo Diella, por Djalli të vijë nuk ju nxjerr dot. Këtu nuk ka gjykatë kushtetuese, çfarë bëtë dje i detyruar servilët të nënshtruarit e Këshillit Bashkiak. E mblodhët dhe në mënyrë të kundraligjshme e shkarkuat se do ‘dielli’. T’i ke votuar që Berisha të kthehej në Kuvend se dielli tha ashtu, këtij ia ndërprisni mandatin

Blendi Klosi: I ngatërrove bisedat. Ne u paraqitëm, qeveria u paraqit, e paraqitëm programin dhe u shpërnda.

Sulo: Ti tallesh me kushtetutën se me mua dhe publikun nuk tallesh dot

Klosi: Kjo u pengua nga opozita dhe drejtohuni atyre. Ne ishim të gatshëm të diskutonim me orë të gjata. Ne nuk komentojmë për gjykatën, mënyra si u arrestua për ne janë shqetësuese. Por duhet zgjidhje, Tirana nuk mund të rrijë pa qeverisur deri në zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel