“Ore çfarë muhabeti është ky, edukim opozitës do i bëni”, Sulo debaton me Klosin për seancën e sotme plenare. Sekretari i PS: Nuk duhet të ndodhte ajo situatë

18/09/2025 22:16

Sekretari i Përgjithshëm i Socialiste, Blendi Klosi,dh analisti Arjon Sulo u përfshirë në një debat në studion e “Top Story” për seancën e sotme plenare, që u shoqërua me tensione.

Klosi tha se demokratët nuk duhet të luajnë rolin e zhurmuesit në Kuvend. Sulo nga ana tjetër kritikoi vendimin për të ndërprerë seancën vetëm sepse opozita po bënte zhurmë gjatë kohës kur kryeministri Edi Rama po prezantonte programin qeverisës.

Klosi: Ajo sallë nuk është dhe nuk mund të shndërrohet në një vend ku nuk lejohen kolegët të flasin dhe nëse flasim për standard europiane, nuk besoj se ka ndonjë standard europian që lejon këto seanca. Është dhe çështje serioziteti, në orën 10:00 që ishte për t’u hapur seanca, 82 kolegë socialistë ishim aty, nga demokratët ishin vetëm 4-5 veta. Vinin një e nga në e sa më shumë vinin, aq më shumë bërtisnin. Ajo që ndodhi, nuk duhet të ndodhte. Duhet të marrë fund. Një parlament është për të folur, secili ka kohën e vet. Se në fund të fundit, çfarë kuptimi ka kur kryeministri shpalos programin e ata bëjnë ashtu. Ata e bënë këtë gjë edhe herën tjetër, u bë e njëjta zhurmë…

Sulo: Ore çfarë muhabeti është ky, edukim opozitës do i bëni ju?

Klosi: Ne marrim vendime

Sulo: Zoti Klosi, pse nuk e vazhduat seancën

Klosi: Si ta vazhdojmë

Sulo: Sipas rregullores mo. Kush është ai atje që shkel Kushtetutën dhe thotë po nuk u solle mirë ti, unë ndërpres Kuvendin. Ai e ndërpreu Kuvendin në mënyrë antikushtetuese, sepse nuk i pëlqen që opozita flet, që u bie tavolinave, kur në çdo parlament u bien tavolinave. Kaq është pak mo

Klosi: Nuk ka parlament në botë që në prezantimin e qeverisë… çfarë mendon tani?!

Sulo: Ore në 20 e ca vite, ke kaluar ndonjëherë ndonjë program pa debat?!

Top Channel