
18/09 10:01
Forcat izraelite kanë nisur një tjetër valë sulmesh mbi Rripin e Gazës, duke goditur edhe zonat pranë disa prej spitaleve të pakta që vazhdojnë të funksionojnë, ndërsa ofensiva tokësore mbi Gaza City vijon.
Sipas burimeve shëndetësore, të paktën 83 palestinezë janë vrarë vetëm gjatë natës së fundit.
Mes tyre, 15 persona humbën jetën jashtë spitalit al-Shifa, ndërsa katër të tjerë u vranë në një tjetër sulm pranë spitalit al-Ahli.
Të dyja spitalet konsiderohen si vendstrehime të fundit për mijëra civilë të plagosur dhe të zhvendosur, teksa situata humanitare në Gaza po përkeqësohet nga dita në ditë.
Top Channel