
Modelja e njohur Bella Hadid ka ndarë me ndjekësit disa momente të vështira nga spitali, ku po trajtohet për sëmundjen Lyme.
Në fotot e publikuara në Instagram, ajo shihet e shtrirë në krevat spitali me një injeksion intravenoz, ndërsa në një tjetër mbulon gojën nga dhimbja.
Në imazhe të tjera, Bella shfaqet me një fashë në ballë, me një bluzë Pikachu dhe madje duke shijuar një darkë me pica në dhomën e saj.
Në përshkrimin e postimit, Hadid shkroi: Më vjen keq, gjithmonë them ‘Mia!’. Ju dua djema.
Motra e saj, supermodelja Gigi Hadid, reagoi menjëherë me fjalë mbështetëse: Të dua! Shpresoj të ndihesh e fortë dhe mirë, se e meriton, së shpejti!!!!!!
Ndërkohë, nëna e tyre, Yolanda Hadid, e cila gjithashtu vuan nga e njëjta sëmundje, komentoi:
Luftëtare e sëmundjes Lyme.
Edhe fansat u bashkuan me urime e mesazhe inkurajimi.
Të uroj shërim
-shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër shtoi:
Qëndro e fortë, do ta kalosh këtë Mbretëreshë!!!!
Bella prej kohësh ka folur hapur për betejën e saj me Lyme. Në vitin 2023, ajo ndau një përditësim të detajuar nga spitali mbi trajtimet që po ndiqte.
Sëmundja Lyme ka prekur edhe vëllain e saj Anwar dhe nënën Yolanda, të cilët u diagnostikuan në vitin 2012. Në një fjalim të mbajtur më 2015, Yolanda premtoi se nuk do t’i linte fëmijët e saj të jetonin një jetë me dhimbje.
Hadid nuk është e vetme në këtë betejë. Kohët e fundit edhe këngëtari Justin Timberlake bëri publik faktin se është diagnostikuar me këtë sëmundje kronike “dobësuese”. /tar
Top Channel