Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte
18/09/2025 06:59
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.
Deti – Valëzimi i forcës 3-4 ballë.
Top Channel