Kërcënoi Shefin e Sektorit të Trafikut Urban, nis hetimi ndaj gardistit në Elbasan
18/09/2025 19:31
Një inspektor i Gardës në Elbasan është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës Shefin e Sektorit të Trafikut Urban.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Elbasan në ngarkim të punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor Mateo Ademi.
Hetimi nisi pas kallëzimit të shtetasit Besmir Likaj, i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan.
Sipas AMP-së, punonjësi i Gardës së Republikës për motive të dobëta ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
Ademi akuzohet për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.
Top Channel