Aida Hajnaj, ish-drejtoresha e BKH bën kërkesë për tu kthyer në polici.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, zonja Hajnaj e ka dërguar kërkesën në Policinë e Shtetit menjëherë mbasi i përfundoi mandati pesë vjeçar si shefe e BKH. Kjo pasi ligji e parashikon kthimin në detyrë në nivel drejtoreshe pranë policisë.

Me largimin e saj nga drejtimi i BKH-së, pritet emërimi i kreut të ri.

Top Channel