
Më shumë se 50 persona janë arrestuar që nga mëngjesi i sotëm në Francë, raporton Le Figaro. Shtatë prej tyre në Paris dhe 44 jashtë kryeqytetit.
Sipas të dhënave më të fundit deri në orën 10:00, janë regjistruar 252 “veprime” (ndërhyrje/protesta) jashtë qyteteve më të mëdha, me rreth 30,000 pjesëmarrës, shkruan gazeta.
Por Sophie Binet, kryetarja e sindikatës CGT, paralajmëroi se prania e madhe policore e kërkuar nga ministri i brendshëm në largim është “si benzinë mbi zjarr”, ndërsa kritikoi reagimin e policisë deri tani si të ashpër dhe të tepruar, raportoi Le Monde.
Në një intervistë për BFMTV, ajo gjithashtu u bëri thirrje më shumë njerëzve të bashkohen në protestat, duke theksuar “brishtësinë” e kryeministres së re dhe nevojën e saj për të iu përgjigjur kërkesave sociale, shtoi Le Parisien.
Top Channel