Gjuajtën Ramën me librin e Kushtetutës, ministri Gogu pas seancës ‘blic’: Opozita ndërpreu programin që qytetarët donin të dëgjonin

18/09/2025 10:56

Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, foli për mediat pas seancës parlamentare që zgjati vetëm 25 minuta.

“Ju e vutë re dispozicionin e kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, për shkak se Kuvendi i takon opozitës. Ne kemi ardhur për shkak se kemi detyrimin ndaj shqiptarëve që kanë votuar dhe debatin parlamentar është në qendër të Kuvendit dhe ne do ta sigurojmë që opozita të ketë të gjithë hapësirën e saj.

Nëse kreu i grupit parlamentar të PD tenton të qëlloi me librin e Kushtetutës kryeministrib, duke shfaqur dhuna verbale dhe fizike, po ju them që ne nuk do jemi asnjëherë të gatshëm për të qenë të pranishëm në seanca të tilla, sepse ky është parlamenti i shqiptarëve që duan të shkojnë në Europë. Ky është parlament që duhet të ndalet nga çdo shenjë dhune verbale. Mungoi debati parlamentar. Është opozita që ka ndërprerë programin që qytetarët donin të dëgjonin”, tha Gogu për mediat.

Top Channel