Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë
Paleontologët zbuluan të mërkurën në Lima fosilin 12 milionë vjeçar të një delfini prehistorik pak të studiuar, i cili u gjet në Perunë jugore në korrik.
Skeleti i fosilizuar 11 metra i gjatë i këtij Lomacetus u gjet pothuajse i paprekur në shkretëtirën Ocucaje, rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit peruan.
“Është një specie delfini”, i cili jetoi “rreth 12 milionë vjet më parë”, tha paleontologu Mario Gamara për AFP në fund të një konference për shtyp të mbajtur në selinë e Institutit të Gjeologjisë, Minierave dhe Metalurgjisë.
Exhiben en Perú fósil de especie singular delfín de hace 12 millones de años
📹AFPhttps://t.co/d40kCzeW6b#VideoNoticias pic.twitter.com/x1YednndhB— La Razón Digital (@LaRazon_Bolivia) September 18, 2025
«Kemi një skelet pothuajse të plotë, i cili na lejon të bëjmë më shumë studime mbi të gjithë kafshën, si lëvizte, si notonte, çfarë hante ose sa vjet jetonte», shpjegoi eksperti.



Okukahé është një shkretëtirë shumë e njohur për paleontologët. Pak më shumë se njëzet vjet më parë, atje u gjetën fosile balenash, delfinësh, peshkaqenësh dhe speciesh të tjera nga Mioceni-një periudhë që filloi 23 milionë vjet më parë dhe përfundoi rreth 5 milionë vjet më parë.
Top Channel