
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Lushnjë.
Një 44-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale P.H.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. L., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-A. A., 63 vjeç, banues në Cakran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 57 vjeç;
-A. J., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 19 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel