
Java e parë e fazës se Ligës së UEFA Champions League është mbyllur.
Manchester City fitoi me rezultat të pastër 2-0 në shtëpi ndaj djemve të Contes. Në minutën e 21-të Napoli Mbeti me 10 lojtar pasi Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq. Rezultatin e zhbllokoi i përhershmi, Erling Haaland në minutën e 56-të, ndërkohë belgu, Jeremy Doku dyfishoi rezultatin në minutën e 65-të.
Ndërkohë katalanasit e Barcelonës triumfuan në St.James Park ndaj Newcastle, me Rashford që pati një kthim ëndrrash në tokën angleze duke shënuar të dy golat e fitores për blaugranasit në minutën e 58-të dhe 67-të. Në minutën e 90-të vendasit gjetën rrjetën me anë të Anthony Gordon, por ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2.
Ndër të tjera Frankfurt i dha “shuplakën” kampionëve të Turqisë, Galatasayt në Gjermani duke i mundur me rezultatin 5-1. Rrjetën të parët e gjetën mysafirët, 5 golat e gjermanëve e minimizuan atë në një gol nderi.
Sportingu i Lisbonës mundi debutuesit e Kairat në shtëpi me rezultatin 4-1, ndërsa Kopenhageni dhe Leverkusen u mjaftuan me një barazim 2-2 në Danimarkë. Sakaq, belgët e Club Brugge mundën me goleadë Monakon. Ndeshja e cila përfundoi me rezultatin 4-1, u dominua plotësisht nga ish-kampionët e Belgjikës, ndërsa francezët gjetën golin e nderit me anë të Ansu Fatit në fund të ndeshjes.
REZULTATET
RENDITJA
Top Channel