
Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut dhe shirave të rrëmbyeshëm që goditën shtetin indian të Uttarakhand.
Video të publikuara tregojnë ujëra me baltë që kanë përmbytur qytetin e Sahastradhara, duke shkaktuar dëme në dyqane, rrugë dhe shtëpi, ndërsa banorët përpiqeshin të gjenin strehim.
“Dyqanin tim e mori uji,” tha një banor i zonës për agjencinë e lajmeve ANI. Trembëdhjetë trupa u gjetën të martën në Dehradun, ndërsa nga një trup u gjet në distriktet Pithoragarh dhe Nainital, raportoi gazeta Indian Express.
Rrëshqitjet e dheut dhe shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme në Dehradun, ndërsa lumi Tamsa doli nga shtrati.
Uttarakhand është i prirur ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që ndodhin shpesh, një fenomen që disa ekspertë e lidhin me ndryshimet klimatike. Në gusht, përmbytjet dhe një rrëshqitje dheu përfshinë fshatin Darali në këtë shtet, ku autoritetet raportuan se 60 persona mbetën të zhdukur.
Top Channel