
Një 69-vjeçar i dëmtuar me mjet prerës dërgohet në spitalin e Vlorës.
69-vjeçari ka marrë plagë në kraharor, ndërsa sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur në Himarë., teksa po riparonte disa dërrasa pranë banesës së tij.
Përparim Popa, 69 vjeç, është dërguar fillimisht në spitalin e Himarës dhe më pas, për ndihmë më të specializuar, është dërguar drejt spitalit të Vlorës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Himarë/Informacion paraprak
Gjatë ditës së sotme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi P. P., 69 vjeç, banues në Himarë, i cili ka deklaruar se gjatë punës për riparimin e disa dërrasave në afërsi të banesës së tij, në fshatin Ilias, aksidentalisht është dëmtuar me mjetin prerës (troko), në pjesën e kraharorit. 69-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel