Lufta me pesticidet në bujqësi, eksperti: Që bujku t’i qëndrojë larg pompës së helmit, duhet ndëshkim

17/09/2025 15:25

Pyetjes se çfarë po hamë ne? Përgjigjen e marrim vetëm nga doganat e shteteve të tjera të cilët furnizohen më prodhime bujqësore shqiptare.

Sistemi i ALERT-I na tregoi se brenda pak ditësh në Shqipëri fermerët tanë kanë prodhuar domate me pesticide të ndaluara, pjeshkë më metale të rënda, dhe speca të spërkatura mbi normën e lejuar me kimikate që vrasin fluturën e bardhë.

Sipas ekspertit të bujqësisë numri i kontrolleve zyrtare është tepër I vogël me numrin e fermerëve, kjo bën që prodhimet bujqësore të mos jenë gjithmonë nën lupën e AKU.

“Ka ardhur koha që prodhuesi shqiptar, grumbulluesi të marrë përgjegjësinë që i takon. Pjesa më e madhe e pesticideve përdoren edhe në BE, problemi është që nuk respektohet afati i përdorimit dhe doza e përdorimit që është rekomanduar nga specialisti. Në të gjithë këto problematika që janë shfaqur cili prodhues u ndëshkua, nuk të japin as emrin e prodhuesit apo tregtarit. Kjo nuk është serioze”, tha Ndoc Fasllia, ekspert i sigurisë ushqimore.

Fermerët spërkasin perimet dhe frutat me pesticide të ndaluara ose jo , jo nga pa dija, por lakmia për të dalë sa më shpejt në treg, duke mos respektuar dozat dhe kohën e shpërbërjes së preparatit kjo sjellje vë në rrezik jo vetëm shëndetin dhe vlerën e produkteve shqiptarë në Europë.  Por që kjo histori të marrë fund sipas ekspertit fermeri që prodhon produktet që vrasin njerëz duhet të dënohet.

“Po të shikoni planin e monitorimit të AKVMB, në një vit bëhen 1200-1500 analiza në një vend ku ka mbi 70 nipte fermerësh, duhet të investohet në kapacitet laboratorike dhe të bëhen afërsisht 10.000 analiza brenda një viti”, u shpreh eksperti.

Bujku shqiptar mund t’i qëndrojë larg pompës së helmit, dhe kjo bëhet duke përdorur kontrollin biologjik, por kjo praktike e re është përqafuar nga një numër i vogël fermerësh ne vendin tonë, ndryshe nga kolegët e tyre europianë të cilët e shohin insektin e dobishëm sit ë ardhmen e bujqësisë së pastër.

 

Top Channel