
Anëtarët socialistë në Këshillin Bashkiak Tiranë u mblodhën në selinë e Partisë Socialiste, duke çuar përpara propozimin e kryesocialistit Edi Rama për të shkarkuar Erion Veliajn si kryetar i Bashkisë Tiranë.
Gazetari Anri Bala e ka komentuar këtë situatë në Top Story, duke thënë se kjo nuk ishte një propozim, por një udhëzim, teksa këshilli ende nuk e ka firmosur shkarkimin e Veliajt.
“Ata nuk kanë firmosur, kanë marrë udhëzime. Pavarësish se ata e shesin si propozim, është udhëzim. Ata nuk kanë firmosur shkarkimin, kanë firmosur mbledhjen e këshillit bashkiak. Dhe këshilli nuk ka temë për shkarkimin e Veliajt.
A ka bërë një gabim kryeministri? Kemi atë shprehjen, i mbyturi të mbyt. Në momentin ku ndodhet Veliaj sot, nuk ka asgjë çfarë të humbë. E vetmja gjë që i jep efekt drejtësisë, është çuarja sa më parë e shtrëngimit të masës me burg. E vetmja gjë që ia përshpejton pafajësinë, është Gjykata e Strasburgut. Kjo vjen duke anashkaluar gjërat e tjera që duken normale”, tha gazetari.
Top Channel