
Kur vëllezërit Çopja dhe Talo Çela shtrënguan duart për vrasjen e Andi Zylyfit ata përdorën makinën e Nuredin Dumanit. Aty, nisi tradhtia që e shtyu Nuredinin të braktiste të tijtë, e ti bashkohej Erjon Alibejt…
“Pas disa ditësh, nuk e mbaj mend fiks sa ditë ka qenë pas këtij rasti që i dhashë makinën, ndodhi një vrasje në Peqin. Që ishte i ndjeri Andi Zylyfi, edhe një shtetas tjetër që mbeti i plagosur. Po atë natë vjen policia ke shtëpia ime. Ngjarja ndodh në Peqin, atentatorët unë e dija kush ishin, edhe çne vjen policia te ne. Për këtë gjë mendova shumë gjëra të tjera, këtu po bëhet një lojë tani, se dashkan me na e fut neve këta”, thotë ai.
Veç makinës që u përdor pa dijeninë e tij, një tjetër veprim implikonte Dumanin. Në një takim me një personazh të njohur si Dine Çami, ai zbulon se kishte bërë transportuesin e parave për eliminimin e Andi Zylyfit. Por, vetë nuk kishte marrë asnjë qindarkë dhe makina u përdor pa dijeninë e tij “Shkova në Elbasan takova Dine Çamin.
“Diskutuam për shumë gjëra të vogla aty, po më hapi temën, të vrasjes ‘shiko nuk është mirë kështu. Ata e kanë nisur shumë keq, shih, vrit atë që do të vrasësh, mos ti marrim mbarë. Mua s’më takonte ti jepja shumë muhabet Dinit, se nuk e dija çfarë roli kishte tamam, përveçse lekët që i kishte dhënë Kel Kamami, për t’ia dhënë ‘Momës’. Unë kam ardhur për porosinë e ‘Momës’, i thashë, me thënë drejtën, pjesën tjetër s’di çfarë të them… ke të drejtë më tha, po muhabet po bëjmë, se edhe unë jam i shqetësuar tha se jam me këta”.
Me nofkën “Moma”, ata thërrisnin Talo Çelën. Dumani ka rrëfyer edhe momentin kur i ka dorëzuar paratë këtij të fundit, pa i dhënë asgjë.
“E takova Talon dhe i thashë, hë re i thash, s’ka gjë për mua fare? E bëra këtë për ‘mustaqet e Çelos’, e bëra kot, e bëra për qefin tuaj këtë? Ç’ke ti re vëlla tha, do kemi punë do bëjmë këtë do bëjmë atë, edhe më shpjegoji, që porosia e kësaj, ishin dy vëllezër që jetonin në atë kohë, në Dubai”.
Top Channel